Policia e Kosovës dhe Shqipërisë me ushtrim simulues në Morinë

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë me ushtrim simulues në Morinë

Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues të ndjekjes konstante ndërkufitare, ushtrim i cili u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë. Sipas Policisë së Shqipërisë, synimi i kësaj veprimtarie ishte testimi i protokollit dypalësh të ndjekjes konstante ndërkufitare, i cili u negociua dhe nënshkrua në vitin […]

Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues të ndjekjes konstante ndërkufitare, ushtrim i cili u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, synimi i kësaj veprimtarie ishte testimi i protokollit dypalësh të ndjekjes konstante ndërkufitare, i cili u negociua dhe nënshkrua në vitin 2015 mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

“Në këtë veprimtari morën pjesë, pjesëtarët e Grupit të Punës të Ekspertëve që e negociuan këtë marrëveshje, përfaqësues të Prokurorisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës së parë të kësaj veprimtarie, pjesëmarrësit u njohën hollësisht me konceptin e ndjekjes konstante ndërkufitare përmes përvojave që u sollën nga vende të ndryshme evropiane, si dhe përmes prezantimeve që shtjellonin anën ligjore të këtij aspekti të punës policore. Veç kësaj, u diskutua edhe rreth bashkëpunimit mes Policive Kriminale dhe të Rendit Publik nga njëra anë dhe Prokurorisë nga ana tjetër lidhur me këtë aspekt të punës policore. Ditën e dytë të veprimtarisë u zhvillua në ushtrim simulues, ku pjesëmarrësve iu dha një skenar dhe iu kërkua që ta vinin atë në zbatim në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja