Policia austriake ndalon trajnerin e Kukësit dhe 7 lojtarë që udhëtonin për në Moldavi

Policia austriake ndalon trajnerin e Kukësit dhe 7 lojtarë që udhëtonin për në Moldavi

Tronditet klubi i Kukësit dhe futbolli shqiptar. Një pjesë e skuadrës kampione është ndaluar dje gjatë mbrëmjes në Vjenë dhe është marrë në pyetje për orë të tëra. Shkaku? Dyshimet për trukime në disa ndeshje miqësore që Kukësi zhvilloi pikërisht në tokën austriake. Situata e djeshme ka krijuar shqetësim dhe panik në ambientet e klubit […]

Shkaku? Dyshimet për trukime në disa ndeshje miqësore që Kukësi zhvilloi pikërisht në tokën austriake. Situata e djeshme ka krijuar shqetësim dhe panik në ambientet e klubit kampion në fuqi të Shqipërisë dhe ka vënë në siklet të madh edhe futbollistët para ndeshjes së Champions-it kundër Sherif Tiraspolit më 12 korrik.

NGJARJA

Gjithçka ka ndodhur dje në mbrëmje, kur autobusi i skuadrës së Kukësit po mbërrinte në Vjenë, nga ku sot do të niset drejt Moldavisë. Rreth orës 21:30, kur autobusi ka mbërritur në kryeqytetin austriak pas një udhëtimi prej 7 orësh nga qyteza e Kaprunit, policia e ka ndalur mjetin dhe ka thirrur një pjesë të futbollistëve në një prej komisariateve të Vjenës.

Gazeta “Panorama Sport” ka mundur të zbulojë se së bashku me lojtarët është thirrur edhe trajneri Ernest Gjoka. Arsyeja e shoqërimit të futbollistëve ka qenë dyshime për trukime në lidhje me disa miqësore që Kukësi zhvilloi së fundmi në Austri.

KUSH JANË LOJTARËT

Përveç trajnerit Gjoka, gazeta mëson ekskluzivisht se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci. Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

PRECEDENTI

Nuk ka ku të shkojë më keq se kaq sa i përket imazhit të futbollit shqiptar. Vitin e kaluar UEFA dënoi kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që të mos merrte pjesë në Champions, pikërisht për trukime. Ndërkohë, sot sërish kampionët në fuqi të Shqipërisë ndalohen në Vjenë me të njëjtin dyshim.

Gjithsesi, deri në këtë moment kemi të bëjmë vetëm më hetim për një paracaktim të mundshëm rezultatesh, pasi mund të rezultojë që Kukësi të jetë krejtësisht i pastër. E gjitha kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova