Phelps kundër peshkaqenit – në shumë raste njeriu ka garuar me kafshët (Foto)

Phelps kundër peshkaqenit – në shumë raste njeriu ka garuar me kafshët (Foto)

.

Michael Phelps, fituesi i 23 medaljeve Olimpike në not, do të garojë me një peshkaqen gjatë edicionin të përvitshëm të Discovery Channel, “Shark Week” që do të transmetohet rreth orës 2:00 të mëngjesit të ditës së hënë.

“Kam garuar me notarët më të shpejtë në planet, përveç njërit”, ka theksuar sportisti i njohur amerikan.

https://www.instagram.com/p/BVL8F8xArHY/

 

“Më është dhënë mundësia të bëj diçka që kam dashur të bëj gjithmonë”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Derisa shumica e garave ndërmjet njerëzve dhe kafshëve janë promovuese, së paku një prej tyre është realizuar përnjëmend duke i përfshirë edhe bastet.

Maratona “Njeriu kundër kalit” ka filluar para më shumë se 35 vitesh në Uells. Kali ka një kalërues, ndërsa njeriu vetëm këpucët dhe maratona zgjat 35.4 kilometra.

Njeriu kundër kalit

 

Në vitin 2004, në përvjetorin e 25-të të garës, Huw Lobb u bë njeriu i parë (nga dy të vetmit) që doli më i shpejtë se kalit.

Ka pasur edhe gara ndërmjet njeriut dhe gatopardit, pastaj njeriut dhe strucit, si dhe njeriut dhe qenit.

Devin Hester dhe Chris Johnson që të dy lojtarë të NFL kanë garuar kundër gatopardit para disa vitesh, por me një mur që i ndante.

 

Johnson u tërhoq pas dy xhirosh, ndërsa Hester doli fitues, por kishte pasur avantazh prej katër xhirosh.

 

Po ashtu, ka pasur kampion vrapimi që ka dalë më i shpejtë se gjirafa, ndërsa pastaj kishte humbur nga një zebra. Sido që të jetë, pritet të shihet se cili do të jetë suksesi i Phelps kundër peshkaqenit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova