Partitë kanë shlyer vetëm 10 mijë euro gjobë nga 348 mijë eurot e shqiptuara

Partitë kanë shlyer vetëm 10 mijë euro gjobë nga 348 mijë eurot e shqiptuara

  Asnjë nga partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, nuk kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndonëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan se kanë kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka pranuar […]

 

Asnjë nga partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, nuk kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndonëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan se kanë kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka pranuar 354 ankesa , derisa për shkelje të kodit të mirësjelljes, ka gjobitur subjektet politike me gjithsej 348 mijë euro.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në PZAP, për Radion Evropa e Lirë, tregon se deri më tani është paguar vetëm një shumë e vogël nga gjobat e shqiptuara.

“Shuma e përgjithshme e gjobave që PZAP ka shqiptuar ndaj subjekteve politike është gjithsej 348,9 mijë euro. Prej kësaj shume, subjekti politik apo koalicion Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, (koalicioni PAN) ka paguar mbi 10 mijë euro, kurse subjektet tjera nuk kanë paguar asnjë gjobë”, tha Desku.

Sipas PZAP-it, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës është gjobitur me 158 mijë euro. Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës është gjobitur me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja “Vetëvendosje me 66 mijë euro.

Përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq, pohojnë se partitë politike duhet t’i fshijnë borxhet, për shkak se nuk mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, në 38 komunat e Kosovës.

Florent Spahija, këshilltar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha subjektet politike në bazë të ligjit janë të obliguara ta paguajnë borxhin e shqiptuar.

“Realisht, asnjë parti politike nuk mund të mbetet me borxhe të papaguara, nëse dëshiron të certifikohet për zgjedhjet e ardhshme. Kështu që, në zgjedhjet komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, secila parti politike që dëshiron të certifikohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, atëherë duhet të paguajë borxhet në PZAP”, thotë Spahija.

Spahija beson se subjektet politike do të përfundojnë këtë proces, pasi në një mënyrë, sipas tij, janë të kushtëzuara nga afati i caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Tashmë është një afat më i shkurtër për zgjedhjet lokale. Sikurse që zgjedhjet tjera të ishin pas katër vitesh, atëherë partitë politike do të kishin komoditetin që deri në fund të atyre zgjedhjeve të përfundojnë pagesat”, thotë ai.

Ndryshe, në bazë të rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma ka fituar 34 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës me 25.7 për qind të votave.

Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe, e cila ka fituar mbi 5 për qind të votave.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, që të mbahet më datën 3 gusht.

Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë.

Në bazë të marrëveshjes politike është e pritshme që partia apo koalicioni fitues të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Më pas, Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, për të formuar Qeverinë.

Kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të te gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (61 vota). /Rel

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik