Pacolli i kundërpërgjigjet Aleksandër Vulinit

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka reaguar komenteve të Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, madje duke e quajtur të prapambetur në mendim. Në një status të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli, tha se vendi ynë si shtet si faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon, […]
Në një status të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli, tha se vendi ynë si shtet si faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon, duhet të trajtojë seriozisht mbylljen e kapitullimit të problemeve të hapura me Serbinë.
”Bashkëjetesa me mitet dhe gënjeshtrat nënkupton varfëri, izolim dhe dhunë. Republika e Kosovës, shtet që dita ditës është duke u faktorizuar si faktor I paqes dhe I stabilitetit në rajon, duhet seriozisht të trajtojë përmbylljen e kapitullit të problemeve të hapura me Serbinë”.
“Ne nuk duhet të humbim shumë kohë duke trajtuar probleme ditore por në kontekst të seriozitetit dhe gatishmërisë që së fundmi shfaqi edhe presidenti I Serbisë Vucic, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare duhet të kurorëzojmë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me njohje reciproke”.
“Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi duhet të ecin së bashku drejt integrimit në BE. Interferimi i Vulinit në idenë që hodhi Vuciçi e tregon qartë me kend në të vërtetë kemi të bëjmë ne. Njerëzit si Vulini janë të prapambetur në mendim” përfundon Pacolli, mesazhin e tij.
Këto reagime nga Kryetari i AKR-së, vijnë pasi Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se përsëri është dëshmuar se në mesin e shqiptarëve nuk ka bashkëbisedues të sinqertë kur bëhet fjalë për çështje të një rëndësie vendimtare për serbët dhe shqiptarët.











