Nga humbja e nënës tek fitimi i Ligës së Kampionëve, rrugëtimi i vështirë i Asensios

.

Çdo herë që ai shikon nga qielli ose mbyll sytë në fushë mendimet i çon te nëna e tij holandeze Maria, e cila ndërroi jetë nga kanceri kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Ajo tani do të ishte krenare për djalin e saj Marco, i cili u quajt sipas emrit të legjendës së futbollit të Holandës, Marco van Basten.

Historia e futbollistit të Realit të Madridit, Marco Asensios, filloi në ishullin spanjoll të Mallorca-s. Babai i tij punonte në një supermarket, kurse vëllai i tij ishte një oficer policie. Së bashku ata kaluan dhimbjen e madhe të humbjes së njeriut të tyre të dashur dhe vëllai me babain e ndihmuan Marco-n të realizonte ëndrrën e tij.

Në ditën e tij të prezantimit me Realin e Madridit, Marco shpërtheu në lot shkruan blitz.al

“E kam ëndërruar këtë ditë që kur isha i vogël. Dua të falënderoj familjen time, babain dhe vëllain tim. Dhe nënën time e cila e di që është duke më mbështetur gjithmonë nga atje lart ku është”,- tha Asensio duke shpërthyer në lot.

Ai është vetëm 21 vjeç, por është cilësuar si një prej talenteve më premtues të futbollit spanjoll.

Arriti të fitojë Champions League me Realin e Madridit dhe u shpall futbollisti më i mirë i Kampionatit Europian U-21. Një histori e jashtëzakonshme suksesi e një djaloshi që me mund dhe sakrifica ka arritur të jetë futbollist i një prej ekipeve më të mëdha botërore.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova