Nëse ju pickon gjarpri në Shqipëri…rrezikoni vdekjen

Nëse ju pickon gjarpri në Shqipëri…rrezikoni vdekjen

Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e serumit antiviper në treg. Bëhet fjalë për antibiotikun që injektohet në rastet e pickimit të gjarprit, risk ndaj të cilit janë të ekspozuar kryesisht banorët që jetojnë në periferi të Tiranës ku dominojnë shtëpitë private. Gazetarët e BOOM udhëtuan drejt Farkës së Madhe dhe Farkës së Vogël. […]

Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e serumit antiviper në treg.

Bëhet fjalë për antibiotikun që injektohet në rastet e pickimit të gjarprit, risk ndaj të cilit janë të ekspozuar kryesisht banorët që jetojnë në periferi të Tiranës ku dominojnë shtëpitë private.

Gazetarët e BOOM udhëtuan drejt Farkës së Madhe dhe Farkës së Vogël.

Në qendrat shëndetësore të tyre të cilat bashkë me Lundrën dhe Çollakun kanë një administrim ka mungesa të serumit.

Edhe një që mbante ambulanca e Farkës së Madhe i kishte kaluar data e skadencës prej një viti, do të thotë që nuk është efektiv.

Mjekët e pyetur rreth kësaj çeshtje thonë se medikamenti kushton dhe nuk kanë buxhet.
Por nga ana tjetër duket se ky serum nuk mund të gjendet as privatisht, pasi mungon dhe në farmaci.

Edhe pse pickimi nga gjarpri kërkon një trajtim urgjent për shkak se helmimi mund të rrezikojë dhe jetën e pacientit, banorët në periferi u duhet të udhëtojnë drejt QSUT.

Jo vetëm distanca deri në Tiranë por edhe peripecitë që kalon si pasojë e mungesës së informacionit nga një Departament në tjetrin, mund të jenë fatale për pacientin.

Gazetares së BOOM nga mjeku në Farkë të Vogël iu referua Infektivi, Infektivi referon Toksikologjinë, Toksikologjia referon Urgjencën.

Përfundimisht të gjithë ju që do të keni këtë problem, drejtohuni menjëherë tek Urgjenca në QSUT për ndihmën e parë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj