Mogherini në Greqi foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Mogherini në Greqi foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini, në një intervistë të përbashkët për shtyp me kreun e diplomacisë greke nga Athina, ka deklaruar në mbrëmjen e se premtes se do të dëshironte personalisht që pas dy vitesh, kur mbaron edhe mandati i saj, i gjithë rajoni të ketë arritur në një […]

E pyetur nëse është e kënaqur me ecurinë e reformave në Shqipëri, Mogherini ka deklaruar se puna që bëhet me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, fokusohet në prioritetet që para së gjithash u referohen qytetarët e këtyre vendeve, përcjell Top Channel.

“Udhëheqja aktuale politike në Shqipëri është marrë veçanërisht me reformat në tërësi, por edhe me reformën kundër korrupsionit si dhe me gjithë ato reforma ekonomike dhe sociale që nevojiten”, ka thënë ajo.

“Me vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtarë të BE-së, ajo që po bëhet, është qasja dhe afrimiteti për të mbështetur reformat që kanë prioritet qytetaret, shoqëria, qoftë në fushën e qeverisjes, te shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit, të reformave tradicionale dhe sociale. E gjithë kjo, së bashku, formojnë një objekt të vazhdueshëm të punës që bëjmë me të gjitha këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë”, është shprehur Mogherini.

Gjithashtu, zyrtarja e lartë europiane ka nënvizuar se ka shanse që do të shfaqen në muajt e ardhshëm për sa i përket edhe çështjes së emrit të fqinjit verior të Greqisë,duke sqaruar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm grek edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën në rajon.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka thënë se Athina mbështet politikën që ndjek BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konkretisht për Shqipërinë, ai ka theksuar se Athina i jep gjithnjë dhe kurdo që i është kërkuar, ndihmë Tiranës për të përmbushur pesë kriteret e përcaktuara nga Brukseli.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj