Mësohet identiteti i tre të lënduarve rëndë nga zjarri në Velipojë

Mësohet identiteti i tre të lënduarve rëndë nga zjarri në Velipojë

Janë tre persona të plagosur rëndë nga zjarri i rënë në një hotel në Velipojë, që ishte i mbushur me pushues. Mes tyre është edhe pronari i hotelit, Besnik Zejnuni, 50 vjeç dhe dy punonjës të tjerë, që dyshohet se janë të afërm të tij, Hektor Zenunaj dhe Saida Spahija. Ata kanë marrë djegie të […]

Mes tyre është edhe pronari i hotelit, Besnik Zejnuni, 50 vjeç dhe dy punonjës të tjerë, që dyshohet se janë të afërm të tij, Hektor Zenunaj dhe Saida Spahija.

Ata kanë marrë djegie të shumta në trup dhe janë transportuar për në Tiranë me helikopterët e ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas mjekëve të Shkodrës, këta tre persona kanë marrë djegie të shumta në trup. Pronari i hotelit është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

https://www.dailymotion.com/video/x5v4f96

Policia ka bërë të ditur se pronari i lokalit në Velipojë është në gjendje të rëndë.

“Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal. Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndryshe, Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në një restorant në Velipojë ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi janë plagosur rëndë 4 persona dhe 20 të tjerë më lehtë.

Ndërkohë që 3 persona janë nisur drejt Tiranës, ku njëri ndër ta, pronari i lokalit mësohet se është në gjendje të rëndë.

Lapsi.al sjell foto nga lokali ku ndodhi ngjarja. Siç mund të shihet edhe nga fotot lokali në Velipojë është shkrumbuar totalisht në pjesën e brendshme. Sipas policisë, shkaku i shpërthimit ka qenë një bombul gazi.

 
Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj