Merkato e Interit, pritet fundjavë e nxehtë

Merkato e Interit, pritet fundjavë e nxehtë

Ndonëse shumë tifozë janë skeptikë për merkaton zikaltër, dy afrimet e deritanishme kanë bindur në këto takime miqësore, veçanërisht ndaj atij me Bayernin, të enjten.Borja Valero dhe Milan Skriniar kanë treguar një nivel të lartë loje dhe duket se do të jenë dy titullarë fiks, në formacionin e Spallettit. Gjithsesi, trajneri i ri i zikaltërve […]

Ndonëse shumë tifozë janë skeptikë për merkaton zikaltër, dy afrimet e deritanishme kanë bindur në këto takime miqësore, veçanërisht ndaj atij me Bayernin, të enjten.Borja Valero dhe Milan Skriniar kanë treguar një nivel të lartë loje dhe duket se do të jenë dy titullarë fiks, në formacionin e Spallettit.

Gjithsesi, trajneri i ri i zikaltërve ka krijuar tanimë një ide të qartë për merkaton në hyrje dhe në dalje dhe pret që gjatë muajit gusht, t’i plotësohen dëshirat.
Walter Sabatini ka mbërritur në Milano më herët se ekipi dhe menjëherë ka nisur punën për të kënaqur trajnerin Spalletti dhe tifozët zikaltër.

Sipas mediave italiane, ai ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Vecino, i cili pritet të zyrtarizohet në fundjavë.
Gjithashtu, zikaltrit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për afrimin e dy futbollistëve nga kampionati francez, mbrojtësi i krahut Dalbert nga Nica dhe sulmuesi 19 vjeçar i Caen, Yann Karamoh. Këto ditë pritetqë Sabatini të takojë edhe drejtuesit e Lazios, për të bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin Keita Balde, i cili kërkohet edhe nga Juventus. / Top Channel

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova