Mahrez – Roma, ky është lajmi i fundit

Ryad Mahrez është sa më afër Romës. Lojtari i Leicester Cityt pritet që së shpejti t’i bashkohet klubit italian. Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka folur në konferencë për shtyp, duke zyrtarizuar ofertën përfundimtare për algjerianin. “Ne jemi duke punuar për ta sjellë atë në Romë. Ne kemi bërë dy oferta, kjo e dyta është […]
Ryad Mahrez është sa më afër Romës. Lojtari i Leicester Cityt pritet që së shpejti t’i bashkohet klubit italian.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka folur në konferencë për shtyp, duke zyrtarizuar ofertën përfundimtare për algjerianin.
“Ne jemi duke punuar për ta sjellë atë në Romë. Ne kemi bërë dy oferta, kjo e dyta është e drejtë. Mahrez është një nga opsionet, por jo i vetmi”, ka thënë Monchi.
Besohet se oferta e fundit ka shkuar deri në 32 milionë funta












