Lekaj: Takimi i Haradinajt me familjen e Ibrahim Rugovës, mesazh i qartë

Lekaj: Takimi i Haradinajt me familjen e Ibrahim Rugovës, mesazh i qartë

Deputeti i AAK-së,  Pal Lekaj në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se takimi i sotëm ndërmjet vajzës së ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinajt është mesazh se Qeveria Haradinaj do të formohet. Madje sipas Lekajt, njëjtë sikurse deputetja Rugova duhet të veprojnë edhe të tjerët. “Qeveria Haradinaj do të krijohet me shumicën e nevojshme […]

Madje sipas Lekajt, njëjtë sikurse deputetja Rugova duhet të veprojnë edhe të tjerët.

“Qeveria Haradinaj do të krijohet me shumicën e nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kaq mund të themi tani për tani. Kjo e sotmja është mesazh për të gjithë, që duhet kultivuar parime e mundësi bashkëpunimi sa herë është nevoja, e jo të kemi thirrje ogurzeza siç disa po trumbetojnë nga mëngjesi e në darkë, për inate e teke personale ditore”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, takimi i sotëm ka vulosur edhe njëherë traditën e bashkëpunimit mes presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinajt.

“Traditë e bashkëpunimit për të pasur zhvillime pozitive në vend. Deputetja Rugova e tha edhe vet, është asgjë më tepër se sa që bashkëpunim duke i ndjekur hapat e presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme deputetja Teuta Rugova dhe i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj patën një takim në rezidencën e Familjes Rugova, takimi ky i cili sipas Haradinajt ka motive historike, duke kujtuar kështu raportet e tij me ish-presidentin Rugova.

 

 

 

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike