Kryeministri pakistanez detyrohet të largohet nga posti shkaku i korrupsionit

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar që të largojë nga pozita e kryeministrit Nawaz Sharif i cili akuzohet për korrupsion. Ky vendim i dhënë nga Gjykata e Lartë konsiderohet si diçka historike që mund të zhvendos bilancin politik edhe ashtu të trazuar të vendit dhe të godasë rëndë trashëgimin e njeriut që përcaktoi një […]
Ky vendim i dhënë nga Gjykata e Lartë konsiderohet si diçka historike që mund të zhvendos bilancin politik edhe ashtu të trazuar të vendit dhe të godasë rëndë trashëgimin e njeriut që përcaktoi një brezë të politikës pakistaneze.
Shkarkimi i Sharif’it i cili kishte shërbyer për tre mandate si Kryeministër i Pakistanit, vjen një vit para përfundimit të mandatit të tij, raportoi “The New York Times”, transmeton Periskopi.
Partia të cilët i përket Sharif “Lidhja Myslimane e Pakistanit” duhet të zgjedhë një kryeministër të përkohshëm për të zëvendësuar atë deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat janë caktuar në mes të vitit 2018.
Gjykata e lartë e përbërë prej pesë anëtarëve përmes një aktgjykimi ish-kryeministrin pakistanez e kanë dënuar një vit dhe një hetim të thellë mbi financat e familjës së Sharifit./Periskopi/











