Kryeministri alarmon se KEK-u mund të ndërprejë prodhimin e energjisë, kjo është arsyeja

Kryeministri alarmon se KEK-u mund të ndërprejë prodhimin e energjisë, kjo është arsyeja

Në mbledhjen e Qeverisë është paraqitur propozim vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevojat e KEK-ut në Hade dhe Shipitullë. Kërkesën e ka paraqitur zëvendësministri në detyrë i Ministrisë […]

Në mbledhjen e Qeverisë është paraqitur propozim vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevojat e KEK-ut në Hade dhe Shipitullë.

Kërkesën e ka paraqitur zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova i cili tha se për këtë çështje janë plotësuar kushtet ligjore që shpronësimi të ndodhë.

Por ka qenë kryeministri në detyrë, Isa Mustafa që ka thënë fjalën kryesore për këtë rast.

Mustafa ka thënë se ky shpronësim është më shumë se emergjent për shkak se është duke u rrezikuar që KEK-u të ndërprejë prodhimin e energjisë elektrike për shkak se shpronësimi nuk është kryer me kohë.

Ai ka thënë se nëse kjo ndodhë, Kosova do të detyrohet të importojë energji elektrike me çmime të larta dhe do të pësojë humbje të mëdha.

Por pa humbje të mëdha nuk do të shpëtohet as tani nëse ndodh shpronësimi.

Shefi i Qeverisë tha se kjo po ndodh për shkak të mos kryerjes së shpronësimit me kohë dhe lejimit të ndërtimeve pa leje në këtë zonë kadastrale, njofton Klan Kosova.

Mustafa tha poashtu se shpronësimi ka mundur të kryhet me 5 milionë euro më herët ndërsa tani KEK-ut ky shpronësim do t’i kushtojë nga 15 milionë deri në 20 milionë euro.

Ai ndër të tjera tha se me këtë çështje duhet të merren ata që merren me drejtësi ndërsa ekzekutivi duhet t’i respektojë të gjitha kërkesat ligjore në përpikmëri.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit