Konjufca: Nëse Thaçi do Qeveri evropiane, ai dhe Veseli të dorëhiqen

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treguar se gjasat për një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes janë reale. “Kemi pasur disa takime, deri tash ka ndodhur një dakordim që bashkëpunimi të ruhet dhe e dyta që bashkëpunimi të shkojë drejt harmonizimit të pikave të programit”. “Unë mendoj që është mirë që është rrëzuar […]
“Kemi pasur disa takime, deri tash ka ndodhur një dakordim që bashkëpunimi të ruhet dhe e dyta që bashkëpunimi të shkojë drejt harmonizimit të pikave të programit”.
“Unë mendoj që është mirë që është rrëzuar Isa Mustafa dhe Qeveria e tij, ka qenë Qeveri pa rezultate, tërheqja e tij që të mos ishte as pjesë e listës i ka ndihmuar LDK-së dhe bashkëpunimit tonë”.
Konjufca që ishte i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka thënë se nuk mund të garantojë se LDK-ja nuk do ta mbështesë ose bëj koalicion me PAN-in.
“Nuk mund të garantojmë, LDK po e mban qëndrimin e tyre deri tash por edhe në vitin 2014 kanë mbajtur qëndrim dhe prapë knë shkuar me PDK-në në fund, shpresoj të mos e bëjnë të njëjtin gabim”.
Ai ka thënë se posti i kryeministrit duhet t’i takojë Albin Kurtit sepse sipas tij kështu kanë vendosur qytetarët.
“Qytetarët kanë vendosur për Albin Kurtin, është më i votuari në Kosovë, atyre që nuk ju pëlqen Kurti personalisht, duhet të japin argumente se pse njeriu më i votuar në Kosovë nuk duhet të jetë kryeministri i Kosovës”.
Konjufca ka komentuar edhe deklaratën e sotme të presidentit të vendit në takimin konsultsative me partitë për mbajtjen e seancës konstituive që duhet të krijohet një Qeveri me parime evropiane.
“Me parime evropiane i bie që nuk do të jetë një Qeveri që përmbyllë me presion politik aktakuza në gjyqësor, nuk do të jetë një president që është president i partisë së vet, e jo i Republikës”.
“Nuk duhet të jetë qeveri që ka afera të korrupsionit dhe ka të përfshirë deputetët që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë në aferat e korrupsionit”.
“Nëse po thotë që duhet të ketë një Qeveri të tillë, ai dhe Veseli duhet të japin dorëheqje. Një Qeveri e tillë evropiane nuk mund të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj e as nga PDK-ja por nga Vetëvendosja”.












