Kamza në flakë, kryebashkiaku i saj kërcen me tallava në majë të Dibrës (Video)

Që prej ditës së djeshme Kamza ndodhet në një gjendje kaotike. Djegia e mbeturinave ka sjellë tymra e një erë të pakëndshme sa edhe kryeqyteti është mbuluar i tëri. Ankesat e shumta të qytetarëve nuk kanë fund, por ajo që të bën më shumë përshtypje është se, pikërisht atëherë kur qytetarët presin një përgjigje nga […]
Ankesat e shumta të qytetarëve nuk kanë fund, por ajo që të bën më shumë përshtypje është se, pikërisht atëherë kur qytetarët presin një përgjigje nga kryebashkiaku i tyre, ai ndodhet në majë të Dibrës, vendlindjes së tij (fshati Reç), duke ia marrë valles e kënduar për shtatë palë qejfe.
Në viden e postuar në rrjetet sociale, mund të shihet fare mirë kryebashkiaku i Kamzës që, siç duket pushimet i vë para qytetarëve.












