Ja çfarë thotë Gashi për takimin mes Haradinajt dhe familjes Rugova

Ja çfarë thotë Gashi për takimin mes Haradinajt dhe familjes Rugova

Ish-ministri dhe analisti, Dardan Gashi, ka thënë në Zona e Debatit të Klan Kosova se bashkëpunimi i Ramush Haradinajt me ish-presidentin Ibrahim Rugova e bën tash të natyrshëm bashkëpunimin e sërishëm mes Haradinajt e Familjes Rugova. Sipas Gashit, ideja e bashkëpunimit është që të mos bllokohen proceset, por në frymën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, të […]

Sipas Gashit, ideja e bashkëpunimit është që të mos bllokohen proceset, por në frymën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, të vazhdohet tutje duke bashkëpunuar dhe duke e zhbllokuar procesin.

“Bashkëpunimi mes familjes Haradinaj dhe Familjes Rugova është një bashkëpunim për të mirë të vendit. Është ideja që të mos vazhdojmë me bllokim të vendit siç ka ndodhur para tri vjetësh. Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimit të Ramush Haradinajt dhe ish-presidentit, Ibrahim Rugova”, ka thënë Gashi në Zona e Debatit.

“Tani ka arsye për ta zhbllokuar vendin, pasi e kemi një njeri që është mbështetur nga Ibrahim Rugova. Nëse Rugova e ka mbështetur këtë njeri, përse të mos e mbështesim ne sot? Përse të bllokohet diçka kur nuk ka qenë diskutabile sa ka qenë gjallë presidenti? Për çfarë arsye?”.

Gashi thotë se “nuk është interesant që karriera politike të ndërtohet mbi urrejtje politike. Por, kjo s’mund të jetë arsye për ekzistencë e një partie politike”.

“Nuk mund të ndërtojmë shtet duke mbajtur inat me grupe e me individ të caktuar”.

“Apeli është; a mundemi tash, kur jemi para sfidave të mëdha, të vetëdijesohemi prapë në frymën e atij njeriu, atij pishtari. Të bëhen pjesë e të qeverisë, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër”.

Gashi ka shpjeguar edhe rolin e tij në këtë bashkëpunim.

Ai pohoi se bashkëpunon me të gjithë dhe tani ideja është që të bashkëpunohet më shumë për t’i ikur krizës më të thellë.

“S’ka hezitim strukturor për këtë, por ka hezitim individual. Vendi që tre vjet është në vendnumëro. Kjo është ideja e takimit të sotëm. Vendi duhet ta zhbllokojë vetveten”.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit