Ish ylli i Man Utd fyehet keq nga tifozët, e quajnë ‘majmuni i zi’ (Foto)

Mesfushori i Crystal Palace, Wilfried Zaha ka deklaruar se është sulmuar në baza racore nga tifozët e Manchester United dhe të Liverpool-it në rrjetet sociale. Zaha kishte postuar një fotografi në Instagram pas fitores kundër West Bromwich Albion në Hong Kong, në të cilen tifozët e gjigantëve anglez e kanë quajtur “majmuni i zi”, shkruan […]
Mesfushori i Crystal Palace, Wilfried Zaha ka deklaruar se është sulmuar në baza racore nga tifozët e Manchester United dhe të Liverpool-it në rrjetet sociale.
Zaha kishte postuar një fotografi në Instagram pas fitores kundër West Bromwich Albion në Hong Kong, në të cilen tifozët e gjigantëve anglez e kanë quajtur “majmuni i zi”, shkruan Periskopi.
Ish ylli i Manchester United ka reaguar për këto komente në faqen e tij zyrtare të Instagramit.
“Nëse tifozët e Man Utd dhe Liverpool-it ndihen më mirë duke më quajtur majmuni i zi atëherë ndihuni të lirë për të vazhduar nëse ju bëhet dita më e bukur”, ka shkruar Zaha.
Më herët gjatë vitit edhe ylli botëror Sulley Muntari ishte abuzuar nga tifozët për ngjyrën e trupit të tij.
Reprezentuesi i Bregut të Fildisht është në vitin e dytë në Selhust Park që nga transferimi i tij në vitin 2013 nga ‘djajtë e kuq’. /Periskopi/













