Imer Mushkolaj vjen me një parashikim se kush do të jetë Kryeministër

Imer Mushkolaj vjen me një parashikim se kush do të jetë Kryeministër

Analisti politik, Imer Mushkolaj tha për “Gazeta Blic”, se Ramush Haradinaj e ka mundësine i pari të arrijë ta formojë Qeverinë. Nëse Haradinaj nuk arrin, atëherë presidenti duhet t’i japë mundësinë dikujt tjetër që i ka 61 numra. Sipas tij formimi i qeverisë nuk është një garë mes Haradinajt e Kurtit se cili është më […]

Analisti politik, Imer Mushkolaj tha për “Gazeta Blic”, se Ramush Haradinaj e ka mundësine i pari të arrijë ta formojë Qeverinë.

Nëse Haradinaj nuk arrin, atëherë presidenti duhet t’i japë mundësinë dikujt tjetër që i ka 61 numra.

Sipas tij formimi i qeverisë nuk është një garë mes Haradinajt e Kurtit se cili është më i forti ose ka programin më të mirë qeverisës, por kush i ka 61 numra do të jete fituesi.

“Fituesi do të jetë ai që i ka 61 vota minimumi kjo është më se e qartë, mirëpo kjo nuk është një garë mes Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti se cili është më i fortë ose cili po sjellë program më të mirë, fatkeqësisht do të duhej të ishte garë mes programesh por ne e dimë se ai i cili do t’i fitojë 61 vota do të jetë fituesi.
Zotëri Haradinaj e ka shan-cen i pari që ta arrijë dhe ai po bën çmos që ta arrijë këtë post. Në qoftë se Haradinaj nuk arrin, atëherë në bazë të Gjykatës Kushtetuse presidenti është i obliguar që t’i japë mundësinë dikujt tjetër që mund ta dëshmojë se i ka 61 vota”, ka thënë Mushkolaj për Gazeta Blic.

Sipas Mushkolaj, i nominuari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj do të arrijë të gjejë disa deputetë që do ta votojnë atë dhe ta formojë qeverinë, mirëpo një veprim i tillë sipas tij është i pa moralshëm.

“Natyrisht zotëri Haradinaj mund të arrijë që të gjejë disa deputet që ta formojë qeverinë e tij por kjo për mua është e pa drejtë dhe e pa moralshme për shkak se këta deputetë në këtë formë e keqpërdorin vullnetin qe e kanë marrë prej qytetarëve. Zgjedhjet mbahen për të ardhur në pushtet dhe nëse veprohet në këtë formë atëherë është e pa kuptimet që kandidatë të tillë të kandidojnë për deputetë dhe nëse kishin dashur ta përkrahin Ramush Haradinajn shumë lehtë do të mund të kishin kaluar në partinë e tij edhe kjo do të ishte në rregull”, ka thënë ai.

Ndryshe, President Hashim Thaçi ka caktuar datën 3 gusht për ta mbajtur Seancën konstituive të Kuvendit.

E në anën tjetër drejtuesit e koalicionit PAN, vazhdojnë të theksojnë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

Mirëpo nga koalicioni LAA dhe VV theksojnë se asnjë deputet i tyre nuk do ta votoj kandidatin e PAN-it për kryeministër.

Drejtuesit e këtyre dy subjekteve politike janë të bindur se pas dështimit të PAN-it, koalicioni LAA dhe VV do t’a formojnë Qeverinë./GazetaBlic.com

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja