Gjiganti italian këmbëngul për Rashicën

Gjiganti italian këmbëngul për Rashicën

Skuadra e madhe italiane, Napoli nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. Klubi i presidentit Aurelio de Laurentis vazhdon të monitorojë talentin e Përfaqësueses së Kosovës, i nxitur edhe nga agjentët e merkatos së të kaltërve që besojnë se Rashica ka potenciale të mëdha. Napoli e ka ndjekur 21-vjeçarin […]

Skuadra e madhe italiane, Napoli nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Klubi i presidentit Aurelio de Laurentis vazhdon të monitorojë talentin e Përfaqësueses së Kosovës, i nxitur edhe nga agjentët e merkatos së të kaltërve që besojnë se Rashica ka potenciale të mëdha.

Napoli e ka ndjekur 21-vjeçarin edhe gjatë verës së shkuar, por nuk arriti ta finalizonte marrëveshjen me Vitessen, në këtë mënyrë, klubi italian është hedhur sërish në sulm për të evituar konkurrencën e klubeve të tjera.

Në fakt, Serie A mund të jetë destinacioni më i mundshëm për talentin e Vitesses pasi në gjurmët e tij janë vënë edhe Milani e Udinese.

Sipas Mediaset, kuqezinjtë kanë shfaqur interes, ndërsa klubi i presidentit Pozzo mund të jetë një tjetër destinacion ku Rashica mund të shpërthejë përfundimisht për të hedhur hapin e madh të karrierës, përcjell SS.

Gjithsesi, për momentin situata mbetet e pandryshuar pasi Vitesse kërkon të arkëtojë sa më shumë nga sulmuesi i krahut që ka shpërthyer në radhët e ekipit holandez.

Kartoni i futbollistit të lindur në Vushtrri vlerësohet rreth tetë milionë euro në treg nga Vitesse, aty ku gjatë dy sezoneve të fundit Rashica ka qenë një prej titullarëve të padiskutueshëm, duke luajtur mbi 60 ndeshje në Eredivisien holandeze, duke realizuar edhe 10 gola.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova