Futbollisti Riza Durmishi afër kalimit te klubi i madh evropian

Futbollisti Riza Durmishi afër kalimit te klubi i madh evropian

Mbrojtësi i Real Betisit, Riza Durmishi, është duke u ndjekur nga shumë skuadra të mëdha evropiane. Sipas ​Estadio Deportivo, janë Liverpooli dhe Southamptoni dy skuadrat nga Liga Premier që kanë shfaqur interesim për 22-vjeçarin. Shqiptari ka një klauzolë 20 milionë euro, por kjo nuk pritet të jetë problem për klubet angleze. ​Agjenti i anësorit, Muzzi […]

Sipas ​Estadio Deportivo, janë Liverpooli dhe Southamptoni dy skuadrat nga Liga Premier që kanë shfaqur interesim për 22-vjeçarin.

Shqiptari ka një klauzolë 20 milionë euro, por kjo nuk pritet të jetë problem për klubet angleze.

​Agjenti i anësorit, Muzzi Ozcan, ka konfirmuar se ka oferta nga Anglia, Gjermania dhe Turqia për klientin e tij, transmeton Telegrafi.

Përveç interesimit nga dyshja e Ligës Premier, edhe Galatasaray është një tjetër pistë atraktive.

Raportohet se tashmë klubi turk ka bërë ofertë në vlerë 12 milionëshe.

​​“Kam shumë oferta nga Anglia, Gjermania dhe Turqia që janë të gatshme për atë”, ka thënë Ozcan për BT.

“Mund të konfirmoj se Galatasaray mund edhe ta blejnë. Ai ka treguar se ka talent të madh që në vitin e tij të parë në La Liga”.

​​“Sipas meje Durmishi është në top 10 mbrojtësit e majtë më të mirë në Evropë, por në rast se dëshiron të përmirësohet duhet të bëjë një hap para tek një klub i madh”, ka shtuar Ozcan.

Shqiptari në sezonin e kaluar për Betisin është paraqitur në 29 ndeshje në të gjitha garat, shkruan Telegrafi.

Durmishi te klubi spanjoll kaloi nga Brondby verën e kaluar dhe nënshkroi kontratë katër vjeçare.

Ndërsa për Danimarkën është paraqitur në 19 ndeshje.

Vlen të theksohet se Galatasaray deri më tani kanë nënshkruar me Belhanda, Bafatimbi Gomis dhe Maiconin.

Klubi turk është duke menduar të kompletojë këtë transferim para se të fillojnë ndeshjet para-sezonale.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova