Forbes: Shqipëria destinacioni më i lirë në botë për turizëm

Forbes: Shqipëria destinacioni më i lirë në botë për turizëm

Revista amerikane sugjeron Jugun e Shqipërisë dhe Rivierën shqiptare si një nga destinacionet kryesore për vitin 2017. Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për vitin 2017. Jo vetëm brigjet, sitet arkeologjike por edhe objektet e komunizmit të kthyera tashëm në art janë disa elementë që tërheqin turistët duke e […]

Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për vitin 2017. Jo vetëm brigjet, sitet arkeologjike por edhe objektet e komunizmit të kthyera tashëm në art janë disa elementë që tërheqin turistët duke e shndërruar vendin tonë një destinacion të duhur për të pushuar.

Sipas revistës amerikane Shqipëria cilësohet si vendi më i përballueshëm në të gjitha zonat ku mbërrin dollari nga Vietnami në Las Vegas .

“Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdo kush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi”, citohet në shkrim.

Revista amerikane sugjeron Jugun e Shqipërisë dhe Rivierën shqiptare si një nga destinacionet kryesore për 2017.

“Me plazhe fantastike, duke përfshirë edhe portin e Sarandës, Shqipëria i jep mundësi vizitorëve të shijojnë ujërat mesdhetare me çmime të arsyeshme. Akomodomi varion nga 5 dollarë për person por edhe shëtitjet në det janë të arsyeshme. Duke mos harruar edhe sitet historike përreth Shqipërisë ku hyrja është falas por edhe çmimet janë shumë të ulta 2 deri në 5 dollarë. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje shumë të ndryshme të Europës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë” shkruan revista.

Një renditje e tillë e revistës vjen pikërisht kur Shqipëria është në pikun e sezonit turistik, ku gjenden me mijëra turistë të cilët shijojnë brigjet, malet, sitet kulturore dhe çdo gjë. Po ashtu edhe një raport i Eurostat, shkruan revista e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku çmimet në restorante dhe hotele janë më të lirat. Revista ndër të tjera cilëson se edhe elementët e epokës komuniste të shndërruara në art janë elementë që shndërrojnë Shqipërinë në një destinacion të duhur për të pushuar “E shkuara komuniste është një pjesë e rëndësishme çka tërheqë turistët në Shqipëri. Shumë ndërtesa që i përkisnin regjimit janë shndërruar në vende turistike të cilat vizitohen nga turistët por edhe nga të rinjtë që e njohin shumë pak kohën para viteve 90. Muzeu ‘Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art i cili ndodhet në periferi të kryeqytetit janë disa nga destinacionet që të ofron Shqipëria,” shkruan revista.

Edhe më herët shumë revista të njohura e kanë renditur vendin tonë si një nga destinacionet kryesore në botë që duhen vizituar Shqipëria ka marrë më herët edhe vlerësimin e CNN si një prej 17 destinacioneve globale që nuk duhen humbur në 2017-tën, në një kohë kur lista përfshin edhe vendet e tjera të njohura si SHBA, Kanada, Francë, Danimarkë dhe Australi. / KultPlus.com

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj