​Bushi: Irlanda dhe Islanda, transferta të vështira, luajmë me zemër

​Bushi: Irlanda dhe Islanda, transferta të vështira, luajmë me zemër

Më 31 gusht transferta kundër Irlandës së Veriut në “Mourneview” Park të Lurgan dhe 4 ditë më pas një tjetër ndeshje e vështirë në Islandë kundër nordikëve në Reykjavik. Fundi i muajit të ardhshëm dhe fillimi i Shtatorit do të jetë i zjarrtë për 21-vjeçarët e Alban Bushit që do të luajnë dy sfida vendimtare […]

Fundi i muajit të ardhshëm dhe fillimi i Shtatorit do të jetë i zjarrtë për 21-vjeçarët e Alban Bushit që do të luajnë dy sfida vendimtare për eliminatoret e Euro 2019.

Trajneri i Shpresave ka folur për “Supersport”, ku i vlerësoi si tejet të vështira dy përballjet e radhës, ndërsa theksoi se do të dëshironte që skuadra të bënte të njëjtën lojë po ashtu si ndaj Estonisë, ndeshje në të cilën fitoren Shpresave ja mohoi vetëm fati.

“Pushimet janë shumë pak, por nuk mendojmë për pushimet, por për lojtarët sepse në 31 gusht nuk kanë ndeshje kampionati dhe nuk mund të jenë në gjendjen e tyre optimale”.

Trajneri i Kombëtares Shpresa shton më tej se këto dy sfida do të jenë  teste shumë të vështira edhe për faktin se kundërshtarët po luajnë aktualisht në kampionatet respektive.

“Kemi marrë 30 lojtarë dhe në Irlandë do të vijnë vetëm 23. Besoj të jenë të gjithë në formë.

Kemi kontaktuar me ta. Irlanda dhe Islanda do të jenë në formën më të mirë, por shpresoj të bëjmë më të mirën”.

Barazimi me Estoninë në sfidën e parë eliminatore të grupit 2 rezultoi një ndeshje e pafat për kuqezinjtë, por Bushi kërkon nga skuadra që të tregojë të njëjtin shpirt gare në fushë edhe për dy ndeshjet e radhës.

“Futbolli është i çuditshëm, por unë jam i kënaqur nëse do të luajmë si me Estoninë. Nëse luajmë keq dhe pa dëshirë atëherë është një problem i madh”, tha Bushi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova