E hëna e 31 korrikut do jetë një nga ditët më të vështira për Cristiano Ronaldon

E hëna e 31 korrikut do jetë një nga ditët më të vështira për Cristiano Ronaldon

Përpara se të bashkohet me Real Madridin në përgatitjet para-sezonale, Cristiano Ronaldo do ketë një tjetër takim të rëndësishëm të hënën.  Portugezi do të paraqitet para drejtësisë në ora 11:30 në gjykatën e Pozuelo de Alarcon rreth çështjes së taksave. CR7 është akuzuar për mashtrim të autoriteteve tatimore spanjolle me një shifër prej 14.7 milionë […]

 Portugezi do të paraqitet para drejtësisë në ora 11:30 në gjykatën e Pozuelo de Alarcon rreth çështjes së taksave.

CR7 është akuzuar për mashtrim të autoriteteve tatimore spanjolle me një shifër prej 14.7 milionë euro, e gjitha kjo prej vitit 2011 deri në vitin 2014.

 Nesër ai do të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku do të provojë ta bindë gjykatësin se është i pafajshëm.

Arsyetimi i mbrojtjes së tij, ku ai është pajtuar me agjentin Jorge Mendes, avokatin Lobo Xavier dhe firmën e avokatëve Baker McKenzie, do të jetë se ka pasur mendime të ndryshme në interpretimin e rregullave spanjolle për taksa.

Sipas Marca, propozimi i avokatit mbrojtës Carlos Osorio, ishte të tentojë ta bindë gjykatësin se lojtari nuk kishte lidhje se çfarë realisht po ndodhte me llogaritë, por kjo u refuzua.

“Askush nuk do të besojë se Ronaldo nuk e di se çfarë nënshkruan”, ishte përgjigjja e grupit tjetër të avokatëve teksa bënin gati planin mbrojtës, shkruan Telegrafi.

Sipas autoriteteve financiare, Ronaldo ‘vullnetarisht dhe me vetëdije’ ka mashtruar nëpërmjet tri kompanive: Tollin, Arnel dhe Adifore, të tria me bazë Ishujt Virgin në Britani të Madhe, ndërsa taksat i pagoi vetëm në vitin 2014, edhe pse kishte qëndruar në Spanjë që nga viti 2009.

Të hënën, lojtari do të paraqitet në gjykatë, ku do të hetohet hollësisht dhe nëse gjenden prova të mjaftueshme për një krim që është kryer, atëherë Ronaldo do të shpallet i pandehur.

Nëse ylli i Realit shpallet i fajtor pas procesit gjyqësor, atëherë rrezikon burg deri në shtatë vjet, por me mundësi të zvogëlimit deri në 21 muaj.

I pyetur nga një gazetare për çështjen e taksave, Ronaldo ka thënë se është i qetë, por a do jetë kështu edhe të hënën?

https://youtu.be/BuZjtY7DLts

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova