Dy tifozë të vdekur në stadiumin e finales në Kupën e Botës (Foto)

Dy tifozët kanë gjetur vdekjen në Afrikën e Jugut, pasi janë shtypur nga turma e tifozëve tjerë, të cilit kishin ardhur ta ndjekin ndeshjen mes Kaizer Chiefs dhe Orlando Pirates.  Sipas njoftimeve të mediave të Afrikës së Jugut, dy njerëz kanë vdekur dhe disa përkrahës tjerë të skuadrave janë lënduar. Televizioni shtetëror SABC, duke përmendur zyrtarët […]

 Sipas njoftimeve të mediave të Afrikës së Jugut, dy njerëz kanë vdekur dhe disa përkrahës tjerë të skuadrave janë lënduar.

Televizioni shtetëror SABC, duke përmendur zyrtarët e stadiumit, tha se ‘stampedo’ apo rrëmuja ndodhi në një nga portat e stadiumit në Johanesburg.

Deri tek vdekja e dy tifozëve erdhi pasi ndeshja kishte filluar dhe tifozët dëshironin të hynin më shpejt në stadium.

Pavarësisht nga rrëmuja e krijuar dhe vdekja e dy tifozëve, ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me fitoren 1-0 të Kaizer Chiefs, të cilët fituan Carling Black Label Cup Champions 2017.

Stadiumi është shtëpia e ekipit kombëtar të futbollit të Afrikës së Jugut dhe mund të mbajë deri në 95.000 tifozë, ndërsa për këtë ndeshje thuhet se të gjitha biletat kanë qenë të shitura dhe stadiumi ka qenë i stërmbushur.

Ky stadium gjithashtu priti edhe finalen e Kupës së Botës në vitin 2010. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova