Duka komenton Panuccin: Ja pse zgjodha një italian

Duka komenton Panuccin: Ja pse zgjodha një italian

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar zgjedhjen e bërë për të vendosur në stolin e Kombëtares italianin Christian Panucci, si zëvendës të De Biasit. Ai ka shpjeguar arsyet që çuan në zgjedhjen e një tjetër trajneri italian për Kombëtaren kuqezi. “80% e mendimit teknik në Federatë, por jo vetëm, ka qenë […]

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar zgjedhjen e bërë për të vendosur në stolin e Kombëtares italianin Christian Panucci, si zëvendës të De Biasit.

Ai ka shpjeguar arsyet që çuan në zgjedhjen e një tjetër trajneri italian për Kombëtaren kuqezi.

“80% e mendimit teknik në Federatë, por jo vetëm, ka qenë e mendimit se duhet të kishim një trajner italian, pasi shkolla e tyre ka sjellë trajnerë të suksesshëm. Italianët janë më të disiplinuarit në botë për futbollin dhe disiplina është shumë e rëndësishme në këtë sport. Kjo është një nga gjërat kryesore që të merrnim trajner italian”, tha Duka në një intervistë në Top Channel.

I pyetur se pse pikërisht është zgjedhur Panucci, duke qenë se në rolin e trajnerit ka pak eksperiencë, Duka e ka vlerësuar atë, madje e ka krahasuar edhe me Zidane.

“Ne e kemi pasur ëndërr ta shohim në televizor dhe jo më “live”. Është një nga emrat më të mëdhenj ndër vite të futbollit italian. Duhet ta kemi për nder që e kemi këtu. Ka bërë shumë mirë atje ku ka trajnuar. Nuk besoj që ka më pak se Zidane”, është shprehur Duka.

Më pas, kreu i FSHF shprehet se tashmë është më i shqetësuar, duke qenë se mbetet për t’u parë se si do të ecin gjërat me Panuccin në krye të Kombëtares.

Ai thotë se menjëherë pas zyrtarizimit të Panuccit ka marrë një mesazh urimi edhe nga Gianni De Biasi.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin