Deputetja ngre alarmin: 56% e shqiptarëve duan të ikin

56% e shqiptarëve duan të ikin sa më parë nga Shqipëria. Ky është raporti i institutit kërkimor Gallup, të cilin e ka komentuar këtë të dielë në profiling e saj në rrjetin social deputetja e re e parlamentit shqiptar, Floida Kërpaçi. Deputetja e LSI shkruan se gjëndja është alarmante, ndërsa rënia ekonomike e vendit është […]
56% e shqiptarëve duan të ikin sa më parë nga Shqipëria.
Ky është raporti i institutit kërkimor Gallup, të cilin e ka komentuar këtë të dielë në profiling e saj në rrjetin social deputetja e re e parlamentit shqiptar, Floida Kërpaçi.
Deputetja e LSI shkruan se gjëndja është alarmante, ndërsa rënia ekonomike e vendit është arsyeja kryesore se përse shqiptarët kërkojnë të ikin nga vendi sa më parë.
Ja çfarë shkruan deputetja e LSI:
Alarmante! Po shkatërrojnë Shqipërinë duke rrënuar Ekonominë!
Aktualisht, sipas Institutit kërkimor Gallup, 56% e Shqiptarëve duan të largohen nga vendi ynë sepse nuk kanë mjetet për të siguruar jetesën.
Kreu i Rilindjes premtoi para 2013 se do të ishte përtej të majtës e të djathtës, por pasi i rrënoi ekonomikisht i ndau Shqiptarët brenda kufirit e përtej kufirit;
Ne 2017 gjendet i kamufluar pas premtimit se do të udhëheqë me flamurin kuq e zi, medemek bashkim e prosperitet për të gjithë Shqiptarët: KUJDES! duhet të gjithë të jemi në gjendje alarmi e në kundërveprim për ato që do të bëjë!
Duhet ndaluar shpopullarizimi i Shqipërisë; njerëzit po ikin prej rilindjes, prej oligarkëve të rilindjes që po vjelin cdo pasuri të vendit dhe po rrënojnë ekonominë e cdo familje duke vrarë shpresën për një jetë e të ardhme këtu nëvendin tonë.
Rinia meriton të ketë një të ardhme të sigurtë në vendin tonë, dhe për këtë të gjithë sëbashku duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë!
Le të triumfojë ndjenja për vendin, mbi egon për pushtet!
Duhet të lulezojë ekonomia që e shpërndan të mirën te qytetarët dhe jo te pushtetarët!
Duhet të rrënohet oligarkia e të triumfojë Rinia e Shqipëria!













