Dënohet me burg vetëm pse ia kishte marrë ushqimin: Ja ku ka ndodhur (Foto)

Liam Fenn, 28 vjeç e mori thikën e bukës për ta kërcënuar viktimën e tij me fjalët ‘Unë do ta vendosi në ty’, pasi ajo e kishte pyetur atë se përse ia ka marrë ushqimin nga kuzhina e tyre e përbashkët. Fenn, mori një dënim prej 12 muajsh si dhe 12 muaj i pezulluar dhe […]
Fenn, mori një dënim prej 12 muajsh si dhe 12 muaj i pezulluar dhe është detyruar të paguajë 60 euro për kompensimin.
Prokurori Neil Sweeney tha se Fenn filloi të qante kur ai ishte akuzuar nga gruaja të cilës u ishte vjedhur ushqimi në kuzhinën që e ndanin dytë bashkë në Canterbury, raporton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Ai deklaroi se “Fenn-i i kishte thënë viktimës, se nuk ia kishte marrë ushqimin dhe pastaj ka filluar të shfaqë sjellje agresive. Pastaj mori copa të pllakave dhe i hodhi në drejtim të saj”.
Më tej prokurori Sweeney tha se viktima arriti të strehohet në dhomën e saj duke shpëtuar, por kur ajo doli, u përball me Fennin, i cili po e mbante një thikë buke për ta sulmuar viktimën.
Viktima duke u ndodhur në këtë situatë të tmerrshme vrapoi në dhomën e saj ku e mbylli derën para se të thërriste policinë./Periskopi/













