Cilat parti do t’i përgjigjen thirrjes së Thaçit për takimin e nesërm?

Cilat parti do t’i përgjigjen thirrjes së Thaçit për takimin e nesërm?

Presidenti Hashim Thaçi, ka thirrur në takim të gjithë liderët e partive politike për ta diskutuar datën e seancës konstituive. Takimi do të mbahet nesër, por duket se aty do të jenë vetëm liderët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe i nomoniuari për kryeministër Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova. Kështu së paku ka thënë nënkryetari […]

Takimi do të mbahet nesër, por duket se aty do të jenë vetëm liderët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe i nomoniuari për kryeministër Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Kështu së paku ka thënë nënkryetari i kësaj partie Memli Krasniqi.

“Mundem ta konfirmoj se ne si PDK do marrim pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti”, ka thënë ai.

Por njëjtë nuk do të veprojnë Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se këto takime janë të panevojshme.

“Si lider i LDK-së nuk do të marr pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti, sepse konsideroj që takimet e tilla janë të panevojshme dhe se ato po krijojnë hapësirë për huti dhe konfuzion dhe për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputet nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre”, tha Mustafa.

Ngjashëm është shprehur edhe Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.

“Presidenti i vendit bën mirë që të thërrasë seancë konstituive dhe jo takime të tillë të cilat janë të panevojshme. Vetëvendosje e ka shqyrtuar ftesën e Presidentit dhe nuk do të marrim pjesë në këtë takim”, tha Haxhiu.

Ndryshe, takimi konsultativ i thirrur nga Presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet nesër orën 10:00, në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj