Behramit i tregohet dera e largimit nga Watford

Trajneri i skuadrës angleze, Watford, Marco Silva, pret që Valon Behrami të largohet nga klubi përpara se të mbyllet afati kalimtar i verës. Mesfushori i Zvicrës me prejardhje shqiptare ka bërë 49 paraqitje për skuadrën angleze që prej transferimit të tij prej 2.5 milionë funteve nga Hamburgu në verën e vitit 2015. Por, 32-vjeçarit i […]

Trajneri i skuadrës angleze, Watford, Marco Silva, pret që Valon Behrami të largohet nga klubi përpara se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje shqiptare ka bërë 49 paraqitje për skuadrën angleze që prej transferimit të tij prej 2.5 milionë funteve nga Hamburgu në verën e vitit 2015.

Por, 32-vjeçarit i është thënë se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Silva dhe është i lirë të flasë me klubet e tjera – ai ka qenë i lidhur me një mori klubesh në Itali dhe Zvicër, duke përfshirë Udinesen edhe Sionin.

Silva ka nënshkruar me mesfushorin e Derby County, Will Hughes dhe Nathaniel Chalobah të Chelsea për të rritur mundësitë e tij që nga marrja e detyrës si menaxher në muajin maj.

“Valoni po stërvitet, por ai është një lojtar që nuk do të qëndrojë me ne”, ka thënë fillimisht Silva për Sky Sports.

“Është koha për të që të gjejë zgjidhje tjetër për karrierën e tij, dhe do të shohim se ku do të luajë, por ai s’do të jetë në skuadrën tonë”, përfundoi trajneri i Watfordit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova