Befason Armando Sadiku, i bashkohet gjigantit evropian të futbollit

Befason Armando Sadiku, i bashkohet gjigantit evropian të futbollit

Greqia mund të jetë destinacioni i radhës i Armando Sadikut dhe jo vetëm për pushime, siç ka ndodhur gjatë kësaj vere kur sulmuesi shëtiti disa ditë bregdetin grek. Mediat greke raportojnë se sulmuesi është shumë pranë firmës me skuadrën e Panathinaikos, një marrëveshje e cila po ecën me ritme të shpejta pasi edhe 26-vjeçari ka […]

Greqia mund të jetë destinacioni i radhës i Armando Sadikut dhe jo vetëm për pushime, siç ka ndodhur gjatë kësaj vere kur sulmuesi shëtiti disa ditë bregdetin grek.
Mediat greke raportojnë se sulmuesi është shumë pranë firmës me skuadrën e Panathinaikos, një marrëveshje e cila po ecën me ritme të shpejta pasi edhe 26-vjeçari ka konfirmuar se e tërheq ideja për të luajtur në këtë klub të njohur.

Sipas “gazzetta.gr”, Panathinaikos po shqyrton disa mundësi për të zëvendësuar suedez Markus Berg, i cili u transferua te Al Ain. Suedezi ishte forca kryesore e repartit të avancuar për skuadrën që përfundoi kampionatin në vendin e tretë duke siguruar njëkohësisht edhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Një nga emrat që u është ofruar se fundmi dhe që tërhoqi menjëherë palën greke, ishte ai i Sadikut. Drejtuesit e Panathinaikos  kanë filluar bisedimet intensive si me futbollistin, ashtu edhe me klubin e Zyrihut që zotëron kartonin e tij. Konfirmimin e ka dhënë edhe vetë futbollisti shqiptar.

“Po, jam në dijeni për interesimin e Panathinakos dhe jam i nderuar nga kjo gjë. Menaxheri im është në kontakte me klubin, mendoj se jemi pranë akordit. Por për momentin nuk mund të them më shumë.

Kjo do të ishte një sfidë e madhe për karrierën time, shpresoj që të shkojë gjithçka mirë dhe të ndihmoj skuadrën. Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua”, u shpreh Sadiku për “gazzetta.gr.

Sadiku aktualisht gjendet në Zvicër, ku po stërvitet individualisht në pritje që të mësojë të ardhmen e tij dhe ku do të luajë në sezonin 2017-2018. Ai ka deklaruar gjithmonë se kërkonte një klub që të mund të luante rregullisht në Europë. Panathinaikos aktualisht ka siguruar kualifikimin në Ligën e Europës dhe do të mësojë në fundjavë kundërshtarin për turin e tretë paraeliminator të turneut.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova