Bale tregon se çfarë i tha Lukakut pas humbjes në miqësoren ndaj Unitedit

.
Bale është parë pas përfundimit të takimit duke biseduar me sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku dhe tashmë mediat kanë filluar të spekulojnë se çfarë kanë biseduar.
“Vetëm i urova fat të mirë në këtë sezon. Ai tani ka nënshkruar me Manchester Unitedin dhe shpresoj të ketë një sezon të madh”.
“Jam i sigurt se Lukaku din gjithçka të qenit në qendër të vëmendjes. Ai e njeh shumë mirë Ligën Premier dhe jam i sigurt se ai do bëjë mirë”, ka thënë Bale.
Lukaku u transferua në Everton për shifrën e 90 milionë eurove. /Periskopi/













