Arrestohen në kufi dy kosovarët, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia Kufitare arreston 27-vjeçarin nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër. Gjithashtu është ndaluar edhe një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar. Gjatë ditës së sotshme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar Pajtim Shala, 27 vjeç, banues në Kleqke, […]
Gjithashtu është ndaluar edhe një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar. Gjatë ditës së sotshme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar Pajtim Shala, 27 vjeç, banues në Kleqke, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, Ku gjatë regjistrimit në sistemin rezultoj shtetas ” i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga autoritet Zviceriane, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për trafik droge.
Gjithashtu, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim kombëtar, Zahir Ymeri, 29 vjeç, banues në Podujeve, Kosovë.
Ndalimi i tij u bë pasi, gjatë regjistrimit në sistem rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim kombëtar”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendim penal nr.84, datë 14.06.2016, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i K.penal.











