Ankohen mërgimtarët për vonesat që kanë për pajisje me dokumente

Ankohen mërgimtarët për vonesat që kanë për pajisje me dokumente

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po përballet me fluks të madh të kërkesave për pajisje me dokumente. Kjo ka bërë që të ketë vonesa në lëshimin e dokumenteve dhe tollovi nëpër sportele. Mërgimtarët po ankohen se po ballafaqohen me probleme  që po u shkaktojnë vonesa për pajisjen e dokumenteve. Ardhja e mërgimtarëve ka rritur […]

Kjo ka bërë që të ketë vonesa në lëshimin e dokumenteve dhe tollovi nëpër sportele.

Mërgimtarët po ankohen se po ballafaqohen me probleme  që po u shkaktojnë vonesa për pajisjen e dokumenteve.

Ardhja e mërgimtarëve ka rritur nivelin e kërkesave për pajisje  me dokumente personale dhe rrjedhimisht edhe tollovi nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunave.

Disa prej tyre ankohen për shërbime jo efikase që po u sjellin probleme të shumta. Selime Gashi i ka thënë Radio Kosovës se sa herë që vjen në Kosovë ka probleme në marrjen e dokumenteve.

“Sikur t’i kryenin për një ditë, ne nuk kishim mbet çdo ditë nëpër komunë. Neve pushimi po na shkon kot. Prej që kam ardhur në Kosovë, që kam filluar me dokument ka një gabim na është bërë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa  Izet Leci që jeton në Gjermani, tha së gabimet dhe vonesat e shkaktuar nga administrata në Kosovë vitin e kaluar kanë bërë që djali i tij  të humbë  vendin e punës.

“Djali e ka humbur një muaj ditë pune vitin e kaluar, për me ia ndërruar numrin personal dhe prapë ia kanë lënë të njëjtin, një muaj ditë pune edhe prapë njëjtë, i njëjti problem, problemi krejt një numër personal”, ka thënë Leci.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme i  ka thënë Radio Kosovës se disa nga procedurat e nxjerrjes së dokumenteve janë ndryshuar, por ka mohuar se kjo përbën problem për pajisjen e qytetarëve me dokumente.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë bërë të gjitha përgatitjet që  mërgimtarëve t’u ofrohen shërbimet e nevojshme.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj