Ambasadorja gjermane takon Kurtin: E mbështes cilëndo shumicë parlamentare që formon Qeverinë

Ambasadorja gjermane takon Kurtin: E mbështes cilëndo shumicë parlamentare që formon Qeverinë

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me anëtarin e partisë, Glauk Konjufca kanë takuar sot ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets, ku u diskutua për rëndësinë dhe mundësinë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë. Sipas njoftimit, gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet politike në Kosovës, tre ditë para seancës konstituive të Kuvendit të […]

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me anëtarin e partisë, Glauk Konjufca kanë takuar sot ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets, ku u diskutua për rëndësinë dhe mundësinë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet politike në Kosovës, tre ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.

“Në veçanti u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë në prag të seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ambasadorja Viets uroi z. Kurti dhe z. Konjufca për rezultatin në zgjedhje dhe shprehu përkushtimin e saj për mbështetjen e cilësdo shumicë parlamentare që formon qeverinë e ardhshme të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Kurti e Konjufca takojnë ambasadoren gjermane Angelika Viets

Sot, në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, ishin për vizitë i nominuari për kryeministër nga VETËVENDOSJE!, z.Albin Kurti, dhe, deputeti i Lëvizjes, z.Glauk Konjufca. Ata u pritën nga Ambasadorja në largim, znj. Angelika Viets, dhe Sekretari i Parë, z. Marten Menger.

Në këtë takim u diskutua rëndësia dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë, si në rrafshin bilateral po ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane. Zhvillimi ekonomik i orientuar në investime e punësim si dhe sundimi i ligjit për ta luftuar korrupsionin e për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve ishin temat kryesore.

Në veçanti u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë në prag të seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ambasadorja Viets uroi z. Kurti dhe z. Konjufca për rezultatin në zgjedhje dhe shprehu përkushtimin e saj për mbështetjen e cilësdo shumicë parlamentare që formon qeverinë e ardhshme të Kosovës. Z.Kurti dhe z.Konjufca falenderuan Ambasadoren Viets për kontributin e Gjermanisë në Kosovë dhe theksuan gatishmërinë dhe interesimin e tyre për kontakte të vazhdueshme e takime të mëtutjeshme.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik