Abdixhiku: Me kontrabandë kjo bandë provon të nisë shpëtimin e vetes e theqafjen e shtetit

Abdixhiku: Me kontrabandë kjo bandë provon të nisë shpëtimin e vetes e theqafjen e shtetit

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar në lidhje me diskutimet rreth mundësisë që Teuta Rugova të votojë për PAN-in. “Oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë të tyre, janë bërë bashkë për të ndërtuar “shpresën” e Republikës. Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes – theqafjen e shtetit”, ka […]

“Oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë të tyre, janë bërë bashkë për të ndërtuar “shpresën” e Republikës. Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes – theqafjen e shtetit”, ka shkruar ai.

“Në këtë rrugëtim ata asistohen nga Presidenti i vendit. Herë me takime të kafehaneve me ndërmjetësues mercenarizmi, herë me tryeza të kota e jokushtetuese për blerje kohe”, ka shtuar më tej.

Abdixhiku ka thënë se në vend të skuqjes e kokëuljes, këta, gjithë bashkë, na dalin pa fije marre me thirrje e mburrje për kontrabandime.

“E bëjnë shitblerjen krejt të zakonshme; tradhtinë vlerë e mercenarizmin ‘interes shteti’. Shihni çfarë modeli u japin qytetarëve tanë. Këtë model, LDK nuk e pranon. E refuzon. Sot të mbeteni të sigurt me qëndrimin tonë politik. I pandryshueshëm dhe pikë. S’ulemi, s’bisedojmë, s’bashkëpunojmë me PAN-in”, ka thënë ai.

“Mbi të gjitha, sot të mbeteni të sigurt se ju po e rifitoni Lidhjen. Atë kredibilen, të qytetarit, të Republikës. Mësohuni me një LDK kështu. Rikthimi ynë ka nisë tashmë. E s’ka propagandë, s’ka mercenarë, s’ka tradhti e s’ka as bandë që mund të na ndalë nga ky rikthim”.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin