5 këshilla si të heqësh dorë nga varësia e ëmbëlsirave

5 këshilla si të heqësh dorë nga varësia e ëmbëlsirave

.

Dëshira për të ëmblat është në natyrën e njeriut pasi ato përmbajnë nivel të alrtë karbohidratesh dhe furnizojnë shpejtë organizmin me energji.

Por teprimi me ëmbëlsirat sjell shumë pasoja negative për shëndetin, të tilla si mbipesha, diabeti, çregullime në lëkurë, dëmtim i dhëmbëve etj.

Nëse edhe ti je shumë e varur nga ëmbëlsirat, në këtë artikull po sjellim disa këshilla se si të heqësh dorë prej tyre.

Ushqehu me porcione të vogla 4-5 herë në ditë

Nëse hapësirat midis vakteve janë të mëdhaja dhe do të përjetosh gjatë ndjenjën e urisë midis vakteve, atëherë ka shumë mundësi që të duash të konsumosh të ëmbla. Prandaj mjekët dhe dietologët rekomandojnë konsumimin e të paktën 4-5 vakteve në ditë, gjë e cila ndikon edhe në uljen e dëshirës për ëmbëlsira.

Pi sa më shumë ujë

Shpesh organizmi ka nevojë për ujë pasi është dehidratuar, por ndodh që ti këtë nevojë shpesh e plotëson duke ngrënë diçka të ëmbël. Prandaj nëse dëshiron të heqësh varësinë nga ëmblësirat, sa herë që do duash të hash një ëmbëlsirë fillimisht pi një gotë ujë dhe dëshira për ëmbëlsirë do të zbehet.

Bëj analizat

Njerëzit që i pëlqejnë dhe konsumojë shumë ëmbëlsirat mund të kenë mungesë të kromit dhe magnezit në organizëm, që ndikon në mos transportimin e duhur të glukozës në qelizat e ndryshme duke rritur dëshirën për ëmblësira. Prandaj analizat do tregojnë nëse të duhet të marrësh shtesa me vitamina dhe minerale për të luftuar ndonjë çregullim të mundshëm.

Normalizo receptorët e shijes

Të gjithë mund të kemi në rrethin tonë shoqëror miq a të njohur të cilët kanë çregullime në receptorët e tyre të shijes: dikush e pi kafen me 5 lugë sheqer, dikush tjetër përdor shumë kripë në gatim e kështu me rradhë.

Asnjëra nga këto raste nuk është normale prandaj nëse edhe ti bën pjesë tek njerëzit me prirje për konsumim shumë të lartë të sheqerit, atëherë duhet të mundohesh të normalizosh shijet e tua derisa të mësohesh me “standartet” dhe shijet e reja.

Hiq varësinë psikologjike

Ne jemi mësuar që në fëmijëri se ëmblësirat janë simbol i festive, dhuratave dhe gëzimit dhe mund të na ndodhë që në raste mërzie apo stresi, të mundohemi të përmirësojmë humorin duke konsumuar ëmbëlsira.

Por kjo nuk është zgjidhje pasi ndjenja e gëzimit që mund të të dhurojë një çokollatë është vetëm momentale apo një mashtrim psikologjik. Mundohu të jesh më e vetpërmbajtur dhe mos gjej ngushëllim tek ëmbëlsirat, por dil më tepër me miqtë dhe merru me aktivitet fizik.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve