15 karakteristika nga holandezja për qytetarët e Maqedonisë

15 karakteristika nga holandezja për qytetarët e Maqedonisë

Një bloggere nga Holanda e ka përshkruar me 15 karakteristika jetën në Maqedoni. Ajo jeton që dy vite në Maqedoni për shkak se e ka gjetur dashurinë këtu dhe e njejta jeton në mesin tonë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Karakteristikat e saja me të cilat i ka përshkruar qytetarët e Maqedonisë i ka publikuar në Bloggun […]

Një bloggere nga Holanda e ka përshkruar me 15 karakteristika jetën në Maqedoni.

Ajo jeton që dy vite në Maqedoni për shkak se e ka gjetur dashurinë këtu dhe e njejta jeton në mesin tonë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Karakteristikat e saja me të cilat i ka përshkruar qytetarët e Maqedonisë i ka publikuar në Bloggun e vetë dhe këto janë:
1. Me raki rregullohet gjithçka! Keni hundë të zëna? Nuhatni raki! Ju kanë kafshuar mushkonjat? Lyeni vendin me raki. Keni dritare të pa pastruara në veturë? Pastroni ato me raki. Keni plagë të vogël? Lyeni me raki!
2. Në Maqedoni shumë pyetet për çmimet e gjësendeve! Ke orë të re? Të pysin sa ishte çmimi! Keni veturë të re? Sa e keni blerë? Pyetje kryesore është çmimi!
3. Gjithnjë flitet për ushqimin! Pyetje kryesore janë: Çka ka për drekë apo darkë!
4. Qilima ka gjithandej! Janë në forma të ndryshme dhe të madhësive të ndryshme. Qilima ka edhe ndër kuzhinë.
5. Emrat më të shpeshtë janë Aleksandar dhe Ana. Të gjithë thuajse kanë emër të shkurtë. Maqedonasit nuk janë shumë kreativ në emërim e fëmijëve.
6. Çdo herë ankohen se nuk kanë para por kafenetë janë të stërmbushura dhe s’ke vend ku ulesh!
7. ”Promaja” është gogoli që i frikëson qytetarët e Maqedonisë. Kjo vjen si gojëdhënë nga gjeneratat e kaluara. Kështu pra, mbyllni dyert dhe dritaret.
8. Nuk dinë për ”nuk mundem më”. Veçanarisht gjyshet do të ju detyrojnë të hani dhe pini dhe nuk pranojnë ”Jo” për përgjigje.
9. Krejtësisht transformohen kur vozisin. Pa veturë janë njerëz të butë dhe të mirë. Kur kanë timon në dorë, nuk i njeh.
10. Trotuarët i shfrytëzojnë për parking dhe jo për të lëvizur këmbësorët. Vozisin mbrapa pa problem dhe nuk lodhen se e rrezikojnë jetën e njeriut.
11. Torten në dasëm e hanë në fund. Kur hahet tortja ikin mysafirët. Në Holandë është ndryshe, krejt ndryshe.
12. Kur ju thërrasin si mysafir, mos gaboni të shkoni duarthatë. E theni rregullën e pashkruar. Nëse ju dërgoni diçka, e vlerësoni mikpritjen e tyre.
13. Bureku dhe jogurti vlerësohen si ushqim solid.
14. Mos u habisni nëse të moshuarit ju flasin në gjuhën spanjolle! Më herët kanë parë telenovela në gjuhën spanjolle. Tani shohin filma në gjuhën Turke të cilat janë shumë keq të sinkronizuara.
15. Thuajse 40% e qytetarëve të vendit paratë e fundit i harxhojnë nëpër bastore. Ndërsa bastore keni në çdo hap.
Holandezja që ka krijuar këto pika për sjelljen e qytetarëve të Maqedonisë në fund e ka vlerësuar si shumë të mirë jetën e saj në vendin tonë. /Telegrafi/

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj