Thaçi ka dy fjalë për letrën nga burgu të Albin Kurtit

Thaçi ka dy fjalë për letrën nga burgu të Albin Kurtit

Publicisti Jusuf Thaci ka komentuar letrën nga burgu të Albin Kurtit. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se nëse këto që i ka thënë Kurti në letër do të zbatohen, atëherë VV do të jetë së shpejti në krye të qeverisë. Shënimi i plotë: Nga të gjitha ato që paska thënë Albini, fragmentet […]

Publicisti Jusuf Thaci ka komentuar letrën nga burgu të Albin Kurtit.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se nëse këto që i ka thënë Kurti në letër do të zbatohen, atëherë VV do të jetë së shpejti në krye të qeverisë.

Shënimi i plotë:

Nga të gjitha ato që paska thënë Albini, fragmentet e mëposhtme të letrës së tij më duket gjërat më të rëndësishme. Nëse këto zbatohen nga LVV, atëherë është e sigurt që LVV së shpejti do të qeverisë me Kosovën dhe, çfarë është më e rëndësishmja, do të qeverisë mirë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për shumë më tepër transparencë, për shumë më tepër llogaridhënie.

Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje.

Kemi aq shumë potencial. Në mesin e rreth 30 mijë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së voni mësova se janë 580 juristë; ne kemi qindra ekonomistë, qindra inxhinierë, qindra mjekë në VETËVENDOSJE!. Fatkeqësisht, ata i kemi thirrur shpesh për trupat e tyre në protesta e tubime, por jo aq edhe për trurin e tyre në mbledhje e takime. Nga pikëpamja e organizatës, anëtari ynë është veçse banor në territor e jo edhe qytetar me profesion. Kjo besoj se duhet ndryshuar. Dhe, duhet t’i hapim portat e organizatës për njerëzit e dijshëm e të ndershëm të vendit e të Lëvizjes që duan të kontribuojnë. Pra, më shumë dije dhe nder, jo vetëm guxim. Sepse guximi pa dije dhe pa nder bëhet arrogancë e zullum.

Për dekadën e dytë të Lëvizjes sonë, reforma organizative, me platformë diskutimi, me kritikë dhe vetëkritikë, është vendimtare.”

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja