ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të rrymës shkaku i mosshpronësimeve në Hade e Shipitullë

ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të rrymës shkaku i mosshpronësimeve në Hade e Shipitullë

Mosshpronësimi i tokave në Hade dhe Shipitullë, që prekin zgjerimin e mihjes sipërfaqësore të eksploatimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, do të jetë shkak kryesor i rritjes së çmimit për energji elektrike të paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë elektrike. Ulja e prodhimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në mungesë të […]

Mosshpronësimi i tokave në Hade dhe Shipitullë, që prekin zgjerimin e mihjes sipërfaqësore të eksploatimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, do të jetë shkak kryesor i rritjes së çmimit për energji elektrike të paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë elektrike.

Ulja e prodhimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në mungesë të thëngjillit dhe importet me çmime të larta, sipas përfaqësuesve të ZRRE-së, do të ndikojnë direkt në tarifa, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të punëtorëve të KEK-ut kanë thënë se kjo situatë është bërë shkaku i tolerimeve që i kanë bërë qeveritë pasi, siç thonë, në atë zonë kanë ndërtuar shumë shtëpi edhe zyrtarët shtetërorë, të cilët nuk dihen saktësisht se të kujt janë.

Gazeta ka kërkuar një sqarim nga Qeveria Haradinaj se pse nuk ka përfunduar deri më tani procesi i shpronësimit në këtë zonë, megjithatë zyrtari për media i Qeverisë, Halil Matoshi, ka thënë se për këtë duhet t’i drejtohemi Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Megjithatë, me procesin e shpronësimit është duke u marrë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka disa ditë që nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin