Porosia e Valdete Dakës për zgjedhjet e nesërme: Kontrollohen edhe nga vëzhgues të BE-së

Porosia e Valdete Dakës për zgjedhjet e nesërme: Kontrollohen edhe nga vëzhgues të BE-së

Qytetarët e Komunës së Istogut nesër për herë të tretë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre edhe për katër vite të ardhshme. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka treguar se janë kryer të gjitha përgatitjet për procesin e këtyre zgjedhjeve. Ajo për “Indeksonline” ka thënë se […]

Qytetarët e Komunës së Istogut nesër për herë të tretë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre edhe për katër vite të ardhshme.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka treguar se janë kryer të gjitha përgatitjet për procesin e këtyre zgjedhjeve.

Ajo për “Indeksonline” ka thënë se për monitorimin e zgjedhjeve do të përkujdesen edhe vëzhgues nga Bashkimi Evropian.

“KQZ ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet në Istog, nuk ka mbetur asgjë. Sot do të bëhet shpërndarja e materialit. Monitorimin e procesit të këtyre zgjedhjeve do ta bëjnë vëzhguesit e akredituar, aty ka  të ambasadave, Bashkimit Evropian”, ka thënë Daka për “Indeksonline”.

Më tej, Daka shtoi se në këtë komunë janë gjithsej 23 qendra të votimit me 63 vend-votime.

Kjo i bie  se Istogu do të ketë gjithsej 441 komisionarë të këtyre zgjedhjeve.

Në fund, kryetarja e KQZ-së ka porositur qytetarët që ta ruajnë imazhin e zgjedhjeve të mira që janë organizuar në vendin tonë.

“Mesazhi i jem për qytetarët është që ta ruajnë procesin nesër mbi subjektet politike të cilat janë në garë. Mos ta prishin imazhin e zgjedhjeve të mira të përgatitjeve për Kosovën”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova.

Kujtojmë se rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik