Pantina: Albinit nuk i rrezikohet posti i kryetarit, lufta në VV po bëhet për pozitat tjera

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ka thënë që “lufta” brenda Vetëvendosjes nuk po bëhet për të parin e kësaj partie. Sipas Patinës, disa personave brenda kësaj partie u është rritur oreksi për pushtet. “Mund të jetë luftë për pushtet brenda Lëvizjes, por brenda VV-së nuk mund të ketë post më të madh sesa […]
Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ka thënë që “lufta” brenda Vetëvendosjes nuk po bëhet për të parin e kësaj partie.
Sipas Patinës, disa personave brenda kësaj partie u është rritur oreksi për pushtet.
“Mund të jetë luftë për pushtet brenda Lëvizjes, por brenda VV-së nuk mund të ketë post më të madh sesa ai i kryetarit”.
“Nëse Albini dëshiron të kandidojë, nuk mendoj që brenda VV-së dikush do ta rrezikojë”.
“Lufta më shumë po bëhet për pozitën e dytë, të tretë, të katërt, e kështu me radhë”, ka thënë Pantina në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës.
Pantina ka pohuar se ka persona që janë të shqetësuar për zhvillimet e fundit në këtë parti, megjithatë ka të tillë brenda dhe jashtë VV-së që kanë për qëllim “të hedhin benzinë në zjarr”.












