A ndjejmë dhimbje para se të vdesim? Ja çfarë thotë studimi

A ndjejmë dhimbje para se të vdesim? Ja çfarë thotë studimi

Shumë njerëz i druhen vdekjes, kryesisht për shkak të perceptimit që kanë se mund të ndjejnë dhimbje, apo simptoma të tjera të tmerrshme, teksa momenti po afron. Shpesh besohet se kujdesi paliativ mund të mos e lehtësojë këtë dhimbje dhe shumë vdesin me dhimbje të tmerrshme. Por në fakt, diçka e tillë është shumë e […]

Shpesh besohet se kujdesi paliativ mund të mos e lehtësojë këtë dhimbje dhe shumë vdesin me dhimbje të tmerrshme. Por në fakt, diçka e tillë është shumë e rrallë.

Të dhënat tregojnë se dhimbja dhe simptomat e tjera, si lodhje, pagjumësi apo probleme me frymëmarrjen, në fakt përmirësohen ndërkohë që njerëzit i afrohen vdekjes.

Në një artikull të sajin, përditshmja britanike “DailyMail” shkruan se më shumë se 85 përqind e pacientëve në kujdes paliativ nuk kanë simptoma të rënda në kohën që vdesin.

Të dhënat që vijnë nga një qendër e tillë në Australi, tregojnë se përgjatë dekadës së fundit, ka pasur një përmirësim të dukshëm të lehtësimit të dhimbjes përpara vdekjes.

Janë një sërë faktorësh që luajnë rol në një kujdes paliativ sa më efektiv, si kujdesi ndaj nevojave të pacientit, mjekimet më të mira etj.

Megjithatë, jo të gjithë marrin të njëjtin kujdes në fund të jetës së tyre. Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Australi vdesin rreth 160 mijë persona dhe përllogaritet se 100 mijë e këtyre vdekjeve janë të parashikueshme. Megjithatë, vetëm 40 mijë prej tyre marrin kujdes të specializuar paliativ.

Në të gjithë botën përllogaritet se rreth 40 milion persona kanë nevojë për kujdes paliativ, 78 përqind e të cilëve jetojnë në vende me të ardhura mesatare. Vetëm 14 përqind e atyre që kanë nevojë për këtë kujdes arrijnë që ta marrin.

Çfarë është kujdesi paliativ

Kujdes Paliativ quhet trajtimi gjithëpërfshirës për personat që vuajnë nga sëmundje të cilat janë kërcënuese për jetën, të tilla si: kanceri, çrregullimet progresuese polmonare, neurologjike, renale, HIV/AIDS etj.

Kujdesit Paliativ trajton jo vetëm çështjen e vuajtjes fizike nga sëmundja, por edhe çështje që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet: fiziologjike, sociale, psikologjike e shpirtërore.

Kjo është arsyeja që Kujdesi Paliativ nuk kufizohet vetëm në përkujdesjen ndaj të sëmurit, por adreson edhe nevojat e familjarëve dhe të komunitetit që e rrethon.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve