Ministri i Zhvillimit Ekonomik tregon pse do të rritet çmimi i energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik tregon pse do të rritet çmimi i energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 18.7 përqind e paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE). Sepse, sipas tij, vendi është duke prodhuar energji me gjysmë kapaciteti dhe gjysmë tjetër e saj është duke u importuar. Ministri Lluka ka thënë për […]

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 18.7 përqind e paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE).

Sepse, sipas tij, vendi është duke prodhuar energji me gjysmë kapaciteti dhe gjysmë tjetër e saj është duke u importuar.

Ministri Lluka ka thënë për KosovaPress se duhet kuptuar qytetarët, se projekti energjetik Kosova e Re,  e cila nënshkruhet sot, nuk është pjesë e ngritjes së çmimeve, sepse është keqkuptuar.

Sipas tij, tash e dy muaj Kosova është duke prodhuar energji me gjysmë kapaciteti me 400 MË, pra gjysmën tjetër është duke e importuar dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe për një periudhë rreth 4 deri në 6 muaj të ardhshëm.

“Gjasat janë si pasojë e shpronësimit, por jo si pasojë e termocentralit (të ri), pra, gjasa ka reale për shkak që është penguar shpronësimi tash e dy vjet. Ata (ZRRE) kanë lajmëruar diku rreth 18.7 rritje, për çka është mundshme, sepse nëse veprohet në formën siç jemi duke ecur tash, të prodhojmë vetëm me gjysmë kapaciteti dhe gjysmën tjetër (të energjisë) ta importojmë”, ka thënë ministri Lluka.

Ndryshe, për sot në orën 12.00, është paralajmëruar të mbahet një protestë për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja