Mayweather: Ky është boksieri që do të ketë famën time

Kampioni i pamposhtur i botës në boks, 40-vjeçari Floyd Mayweather, me 50 fitore në karrierën e tij si profesionist, beson se amerikani Terence Crawford do të jetë po aq i suksesshëm sa ai në ring. Crawford, 30 vjeç, me 32 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, duelon në peshën “welter”, ashtu si Mayweather dhe mban […]
Crawford, 30 vjeç, me 32 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, duelon në peshën “welter”, ashtu si Mayweather dhe mban titujt kampionë bote në kategoritë WBC, WBO, IBF dhe WBA.
Duke folur për pasardhësin e tij, Mayweather tha: “Mendoj se bokisieri më i mirë “pound for pound” është Terence Crawford. Ai nuk ka nevojë të jetë nën patronazhin tim për famë, ai është një boksier i lirë. Mua do të më pëlqente të punoja për të. Unë e di se çfarë mund të bëj për ta çuar atë në një nivel tjetër. Ai më kujton veten kur isha në moshën e tij, ai mund të duelojë si Floyd Mayweather”.













