Ky është qëndrimi i Bërnabiq në lidhje me lirinë e medias në Serbi

Ky është qëndrimi i Bërnabiq në lidhje me lirinë e medias në Serbi

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha në një intervistë për mediumin zviceran “Le temps” se Serbia do të jetë gati për BE’në në vitin 2020. Bërnabiq hodhi poshtë kritikat lidhur me lirinë e medias, duke thënë se mediat në Serbi ishin plotësisht të lira. Në intervistën e saj, ajo kujtoi se Serbia ka një plan veprimi […]

Bërnabiq hodhi poshtë kritikat lidhur me lirinë e medias, duke thënë se mediat në Serbi ishin plotësisht të lira.

Në intervistën e saj, ajo kujtoi se Serbia ka një plan veprimi sipas të cilit reformat duhet të përfundojnë në vitin 2020 respektivisht në 2021, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Reforma bazohet në tri shtylla – ekonomia, administrata dhe sundimi i ligjit. Ndonjëherë është e nevojshme të ndryshohet kuadri i reflektimit,” vuri në dukje kryeministrja serbe.

Problemi, siç shpjegon ajo në rrafshin ekonomik, është krijuar duke tërhequr kontrollin ndaj shtetit dhe duke zvogëluar shitjet.

“Mediat duhet të ndryshojnë mënyrën e punës dhe financimit, që do të thotë të gjejnë modele të qëndrueshme, në Serbi, kemi më shumë se 2,000 media, që do të thotë se ekziston një larmi e madhe e lirisë dhe të gjithë mund të shkruajnë lirshëm atë që dëshirojnë” vuri në dukje Bërnabiq, duke shtuar se ajo është gjithmonë e hapur për dialog me mediat që nuk ndihen të lirë.

Ajo vuri në dukje se mediat janë shumë të rëndësishme për demokratizimin e vendit.

“Kryeministri shqiptar vizitoi Serbinë pas 68 vjetësh dhe madje edhe emërimi i një grua që haptazi e deklaron veten si homoseksual, flet shumë për faktin nëse qeveria është e drejtë apo jo,” vuri në dukje ajo.

“Papunësia është përgjysmuar në vitet e fundit, por është ende e lartë në 12% dhe pagat janë ende ndër më të ultat në Evropë. Ne ende kemi shumë punë për t’u bërë që t’ju japim serbëve një perspektivë dhe jetë më të mirë. Nëse ekonomia është e mirë, paga dhe perspektiva për përparim, popullsia do të jetë më pak e interesuar të urresh të tjerët”, tha kryeministrja serbe./Periskopi/

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj