Kush është Arta Marku, Kryeprokurorja që u zgjodh në kushte lufte

Kush është Arta Marku, Kryeprokurorja që u zgjodh në kushte lufte

Arta Marku, 41 vjeçe me origjinë nga Puka, e diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe me detyrë deri dje zv/prokurore e Shkodrës është nga sot Kryeprokurorja e re e Republikës. Arta Marku u votua në këtë detyrë nga parlamenti i Shqipërisë në kushte lufte. Opozita kundërshtoi zgjedhjen e një Kryeprokurori nga mazhoranca duke […]

Arta Marku, 41 vjeçe me origjinë nga Puka, e diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe me detyrë deri dje zv/prokurore e Shkodrës është nga sot Kryeprokurorja e re e Republikës. Arta Marku u votua në këtë detyrë nga parlamenti i Shqipërisë në kushte lufte. Opozita kundërshtoi zgjedhjen e një Kryeprokurori nga mazhoranca duke kërkuar që emri i kreut të akuzës të dalë nga KLP-ja. Por përpos protestës jashtë dyerve të parlamentit, konfrontimit fizik në sallën e parlamentit, tymuesve në sallë, mazhoranca e çoi deri në fund misionin e saj.

Kësisoj, Arta Marku merr detyrën dhe shkon në Prokurorinë e Përgjithshme që sot. Ajo do të jetë e përkohshme në këtë detyrë, në afat të pacaktuar deri në zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë.

Arta Marku ka 15 vite punë si prokurore në Rrethin e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, si shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës/drejtuese e prokurorisë deri në 2016.

Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, sot kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Ajo që ra në sy gjatë prezantimit të saj në Komisionin e Ligjeve ishte fakti se nuk kishte pasur kurrë dosje të rëndësishme.

Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007. Ajo është e martuar me një oficer të policisë gjyqësore dhe ka dy vajza të mitura. /Opinion.al

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin