Kupa e Ligës: Arsenal pret West Hamin, ndërsa City luan si mysafir

Kupa e Ligës: Arsenal pret West Hamin, ndërsa City luan si mysafir

Futbolli anglez do të kthehet me çerekfinalet e Kupës së Ligës. Të martën në mbrëmje do të luhen dy ndeshje të këtij kompeticioni. Arsenal dhe West Ham do ti japin jetë një tjetër derbi londinez gjashtë ditë pas ndeshjes së luajtur në Premier League, e mbyllur në barazim pa gola. Këtë herë sfida do të […]

Futbolli anglez do të kthehet me çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Të martën në mbrëmje do të luhen dy ndeshje të këtij kompeticioni. Arsenal dhe West Ham do ti japin jetë një tjetër derbi londinez gjashtë ditë pas ndeshjes së luajtur në Premier League, e mbyllur në barazim pa gola. Këtë herë sfida do të luhet në “Emirates Stadium”, aty ku “Topçinjtë” kanë fituar 12 nga 14 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, me dy takimet e tjera që kanë qenë 1 barazim dhe 1 humbje. Humbja e vetme ka ardhur kundër Manchester United në fillimin e sezonit. West Ham, nga ana tjetër, po përmirësohet nën drejtimin e David Moyes.

Ata kanë mundur Chelsea dhe Stoke dhe janë të pamposhtur në tri ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Por “Hammers” kanë arritur të marrin vetëm 1 fitore në 20 ndeshje të luajtura kundër Arsenal në të gjitha kompeticionet. Ajo fitore ka qenë dy sezone më parë. Ndërkohë, në 10 nga 12 sfidat e luajtur mes këtyre dy ekipeve janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje. Arsenal ka fituar 6 dhe ka humbur 1 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi kundër West Ham. Pesë nga këto fitore kanë ardhur me 2 ose më shumë gola diferencë.

Leicester-Manchester City 
Ndeshja e dytë e Kupës së Ligës do të jetë ajo mes Leicester dhe Manchester City. “Dhleprat”, para humbjes befasuese 3-0 të pësuar në shtëpi kundër Crystal Palace, në javën e fundit të kampionatit, kishin fituar katër ndeshje radhazi. Gjithsesi, ata nuk kanë një ecuri të mirë kundër skuadrave të vendeve të para të kampionatit anglez dhe të martën në mbrëmje do të përballen me një ekip që po vendos rekorde të reja në Angli.

Në javën e fundit, armata e Pep Guardiola, ka mundur pa shumë probleme 4-1 një ekip si Tottenham. Për më tepër, ata kanë fituar 23 nga 25 ndeshjet e luajtura në këtë sezon. Në vizitën e fundit të bërë në fushën e Leicester, “Qytetarët” kanë marrë një fitore të lehtë 2-0 dhe vendasit kanë marrë vetëm 2 fitore në 12 ndeshjet e fundit të zhvilluara kundër Manchester City në të gjitha kompeticionet.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova