Komuna e Ferizajt në borxh të thellë, në vitin 2017 s’u paguan 1.4 milion euro

Më shumë se 1 milion euro, Komuna e Ferizajt u ka borxh operatorëve, të cilët kanë kryer shërbime komunale. Këto kompani asnjëherë nuk janë paguar dhe si rrjedhojë janë ankuar në Gjykatë dhe te përmbaruesit privat, të cilët edhe u kanë dhënë të drejtë, raporton KTV. Kështu që këto vendime të gjykatave dhe të përmbaruesve […]
Më shumë se 1 milion euro, Komuna e Ferizajt u ka borxh operatorëve, të cilët kanë kryer shërbime komunale.
Këto kompani asnjëherë nuk janë paguar dhe si rrjedhojë janë ankuar në Gjykatë dhe te përmbaruesit privat, të cilët edhe u kanë dhënë të drejtë, raporton KTV.
Kështu që këto vendime të gjykatave dhe të përmbaruesve detyrimisht duhet të ekzekutohen me të alokuar buxheti i vitit 2018 për këtë komunë.
Mustafë Grainca, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, ka thënë se gjithë këto borxhe kanë ardhur si shkak i menaxhimit të dobët të planifikimeve buxhetore, sidomos në kategorinë e investimeve kapitale.
Ky borxh do ta dëmtojë buxhetin e vitit 2018 dhe 2019.
E zyrtarët komunalë, gjatë tërë ditës, nuk kanë qenë të qasshëm për të dhënë një qëndrim rreth këtij problemi që mund t’u kushtojë edhe më shumë se 1 milion euro në rast të vonesave të mëtutjeshme.











