Këto janë 7 punët më stresuese në botë

Këto janë 7 punët më stresuese në botë

Me më së paku stres përballen rrobaqepësit, bibliotekarët dhe floktarët, ndërsa profesionet më stresuese janë profesionet në të cilat jeni përgjegjës për jetën e njerëzve e të tjera, si ushtarët, zjarrfikësit dhe policët. Ushtarët profesionistë kanë punën më stresuese, ndërsa pas tyre gjeneralët, ka treguar studimi i Universitetit amerikan Wisconsin. Shkencëtarët kanë krijuar listën prej […]

Ushtarët profesionistë kanë punën më stresuese, ndërsa pas tyre gjeneralët, ka treguar studimi i Universitetit amerikan Wisconsin.

Shkencëtarët kanë krijuar listën prej 200 profesioneve, ndërsa nivelin e stresit e kanë matur në bazë të kërkesës fizike të punës, rrezikut, vdekshmërisë potenciale, udhëtimeve dhe profitabilitetit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Puna e gjeneralit është rraskapitëse fizikisht dhe psikikisht dhe përveçqë janë në vijat e para të frontit, më së shumti stres u shkakton shqetësimi dhe përgjegjësia për trupat. Punën civile më stresuese e kanë zjarrfikësit sepse çdo ditë u ekspozohen rreziqeve, ndërsa pavarësisht përparimeve në fushën e sigurisë dhe kujdesit shëndetësor, shumë prej tyre lëndohen ose vriten.

Punën më stresuese e kanë edhe drejtorët e kompanive për marrëdhëniet me publikun, pilotët, drejtorët ekzekutivë, fotoreporterët, gazetarët, shoferët dhe policët.

Me më së paku stres përballen profesorët universitarë, rrobaqepësit, bibliotekarët dhe floktarët, ka pohuar hulumtimi.

“Për profesionet më së paku stresuese karakteristike janë reagimet pozitive që i marrin nga klientët e tyre, dhe këta njerëz janë njëkohësisht edhe më të lumtur. Kështu profesori universitar është mbret i mbretërisë së vet me autoritetin më të madh në klasë dhe studentëve të vet u urdhëron çdo gjë që duhet të bëjnë”, – ka theksuar Tony Lee nga portali amerikan CareerCast.com.

Profesionet më stresuese janë:

Ushtari profesionist

• Gjenerali

• Zjarrfikësi

• Piloti

• Drejtor i marrëdhënieve me publikun

• Drejtor ekzekutiv

• Fotoreporter

• Gazetar

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve